Ibrahimoviq: Mourinhon e kritikojnë sepse e xhelozojnë

Futboll

Ibrahimoviq: Mourinhon e kritikojnë sepse e xhelozojnë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:36
Zlatan Ibrahimoviq dhe Mourinho

Sulmuesi suedez i del në mbrojtje edhe një herë ish-trajnerit të tij.

Zlatan Ibrahimoviq beson se kritikat ndaj Jose Mourinhos shumë njerëz i kanë kthyer në personale dhe se ata e bëjnë një gjë të tillë për shkak të xhelozisë që kanë për sukseset në karrierën e “The Special One”.

Suedezi që ka punuar me Mourinhon tek Interi dhe United beson që ai është njeriu i duhur për skuadrën.

“Të gjithë ata që e kritikojnë Mourinhon, nuk e bëjnë këtë për shkak të rezultateve, por për karakterin që ka ai”, ka thënë Ibra.

“Edhe unë jam në një situatë të ngjashme, pasi ne kemi vizionin tonë, kemi vetëbesimin, besojmë në disa gjëra dhe e shprehim mendimin lirshëm”.

“Disa prej këtyre kritikëve i marrin gjërat personale, disa të tjerë e ekzagjerojnë. Ka të tillë që e kritikojnë edhe për xhelozinë që kanë ndaj tij”.

“Në gjithë këtë rreth, Mourinho duhet të vazhdojë të mbetet vetvetja, të vazhdojë punën e tij dhe të tregojë kush është ai”, ka theksuar suedezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat