Juventus ka gati mega-ofertën për yllin e Man Utd

Futboll

Juventus ka gati mega-ofertën për yllin e Man Utd

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, duket se Juventus nuk ka të ndalur. Ata tashmë kanë gati një tjetër emër për fazën e sulmit.

Kësaj radhe, objektivi i “zonjës së vjetër” është në “Old Trafford”.

20 vjeçari ka pasur minutazh jo të mjaftueshme gjatë këtij sezoni, nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Por, performanca e tij briliante në ndeshjen Spanjë – Angli duket se ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të futbollit.

Sipas “Sun Sport”, Juventus do të bëjë një ofertë prej rreth 73 milionë euro për lojtarin.

Performanca e tij ndaj Spanjës ka bindur drejtuesit e klubit se ai ka të gjithë potencialin e duhur për të kaluar në Torino. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat