Lahm: Më kërkoi Barcelona

Futboll

Lahm: Më kërkoi Barcelona

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:26
Lahm: Më kërkoi Barcelona

Philipp Lahm, ish-futbollisti i njohur i Bayern Munich dhe Gjermanisë, një nga lojtarët më të zgjuar për të kuptuar lojën e Pep Guardiolës, ka pranuar se Barcelona e donte në radhët e saj, në të shkuarën.

“Më deshi një skuadër, ku do të ishte më e lehtë për ta fituar Ligën e Kampionëve se sa me Bayernin”, – tha Lahm në një deklaratë për “Bild”.

Ai ka qenë një nga ata lojtarë, që hyjnë në histori jo vetëm për shkak të cilësisë në futboll, por edhe për respektin dhe besnikërinë e tyre ndaj një klubi. Nga viti 2002 deri në vitin 2017, lojtari gjerman ishte te gjigantët bavarezë, me një pushim të shkurtër te Shtutgarti. Lahm, përveç kësaj, u bë flamur i klubit nga “Allianz Arena”, kështu që lidhja e tij me Bayernin shkon përtej minutave të luajtura, ose titujve të fituar.

Ish-ndërkombëtari gjerman tregon kohën, kur Barcelona ishte e interesuar për të: “Katalanasit kishin një ekip tepër të mirë, kështu që do të ishte më e lehtë për ta fituar Ligën e Kampionëve atje. Megjithatë, doja ta bëja këtë me njerëzit që njihja dhe me të cilët kisha luajtur kaq shumë vite”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat