Dimri erdhi! Lëvizje të mëdha priten tek Barcelona

Futboll

Dimri erdhi! Lëvizje të mëdha priten tek Barcelona

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:41
Barcelona

Fillimi i sezonit të ri tregoi se ka ende pozita në Barcelonë, të cilat janë nën nivel.

Afati i janarit po afron dhe “blaugranat” me urgjencë duhet të reagojnë. Faza defanzive është në alarm.

Lëndimet e Umtiti e Vermaelen, e kanë lënë skuadrën me vetëm dy opsione në mbrojtje; Lenglet e Pique.

Gjithashtu, në krahun e majtë, ku luan Jordi Alba, nuk ka asnjë zëvendësues të “natyrshëm”.

Probleme shihen edhe në fazën ofanzive. Forma jo e mirë e Suarez është shqetësuese. Gjithashtu Munir nuk po tregon atë që pritej prej tij.

Afati i janarit do të jetë determinues për pjesën e mbetur të sezonit për katalunasit.

Mbetet të shihet se çfarë lëvizje do të kryhen nga drejtuesit e klubit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat