Hysaj: Dërgova mbiemrin e familjes në Europë - Bota Sot
Hysaj: Dërgova mbiemrin e familjes në Europë

Futboll

Hysaj: Dërgova mbiemrin e familjes në Europë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:45
Hysaj: Dërgova mbiemrin e familjes në Europë

Elseid Hysaj ka kaluar një moment jo dhe aq të mirë te skuadra e Napolit, sidomos pas kritikave të shumta nga mediat italiane. Ndërsa ditën e sotme mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë edhe një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napolit” teksa është shprehur:

Babai im – Ai bëri sakrifica, por pikërisht të vijnë edhe gjëra të papritura në jetë. U bëra futbollist profesionist dhe dërgova mbiemrin e familjes në Europë.

Qëllimet në Seria A – Do të vijnë ngadalë. Përkushtimi? Djali më ndryshoi jetën, do të doja që ai të luajë futboll, ndoshta në sulm.

Verdi – Ai është një lojtar i madh, dhe shumë agresiv. Fabian Ruiz? Napoli ka marrë lojtarë që mund të bëhen shkatërrues në të ardhmen. Ata do të rriten me Ançelotin.

“Jam duke u trajnuar mirë, dua të përmirësohem në fazën ofensive. Konkurrenca me Malkuit më bën mirë. Më pëlqen ai, është një djalë dhe lojtar i mirë. Puna me Ançelotin është e bukur. Unë e kam parë gjithmonë në TV. Ai është në fillim një njeri i mirë dhe pastaj një trajneri i madh. Ai e di si të qeshësh, të menaxhosh grupin. Ai hyri në zemër të ekipit dhe qytetit. Është gjithmonë mirë të jetosh diçka të re në jetë, përndryshe nuk ka pasion. Zgjohem çdo ditë duke menduar se duhet të përmirësohem.

Insinje – Besoj se e keni parë talentin e tij, tani ai është rritur edhe më shumë që kur ka ardhur Ançeloti.

Mbape – Nuk mendoj për të. PSG ka sulmues të mëdhenj, por ata gjithashtu duhet të mendojnë të jenë para mbrojtësve që kanë penguar Liverpulin të shënojë.

Ronaldo – Është e vërtetë se ai nuk shënoi, por ai dha një ndihmë të madhe.

“Moralisht djemtë janë të tensionuar. Nga fitorja kundër Liverpulit kemi bindjen se mund të rrahim çdo ekip, madje edhe PSG-në. Ne duhet të qetësohemi dhe të bëjmë gjërat e duhura.”

-6 nga Juventusi? Kampionati nuk ka mbaruar.

 

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...