Mourinho: Luke e meritoi kontratën

Futboll

Mourinho: Luke e meritoi kontratën

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:12
Mourinho: Luke e meritoi kontratën

Trajneri i Manchester Utd, Jose Mourinhom insiston se Luke Shaw e ka merituar plotësisht kontratën e re me ekipin e tij, pasi mbrojtësi i majtë firmosi për pesë vite ditën e enjte. 23-vjeçari dukej si një nga lojtarët që do të largoheshin nga United në fund të sezonit të kaluar, por ai ka përmbysur gjithçka dhe ka merituar të qëndrojë te Djajtë.“Luke e meriton plotësisht këtë kontratë”, tha Mourinho për faqen zyrtare të klubit. “Ai e kuptoi procesin e zhvillimit të tij, ai ka punuar shumë për të arritur në këtë nivel dhe gjithmonë ka besuar në vetvete. Luke është ende i ri dhe po përmirësohet dhe tani duhet të jetë krenar për veten e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat