“Man Utd po fyehet rëndë nga Romelu Lukaku”

Futboll

“Man Utd po fyehet rëndë nga Romelu Lukaku”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:16
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka bërë disa deklarata mjaftë interesante në këto ditët e fundit.

Në një intervistë për “La Gazetta dello Sport”, Romelu Lukaku ka thënë se ai do të dëshironte të kalonte në SerieA, me theks të veçantë te Juventusi.

Mirëpo, kjo deklaratë e blegut nuk i ka pëlqyer ish-mbrojtësit të Manchester United, Gary Pallister, që ka thënë se ai është mosrespekt.

“Kjo është fyese dhe mosrespektuese kur ju filloni të flisni për klubet tjera”, ka thënë Pallister.

“Nëse e keni mendjen te një klub tjetër, është një problem i madh, sidomos kur klubi po kalon nëpër një krizë të tillë dhe ju bëni aso deklarat, është vërtetë mosrespektuese”, ka shtuar më tej ish-anëtari i Manchester United. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat