Ylli i Liverpoolit përfundon në listën e transferimeve të Barcelonës

Futboll

Ylli i Liverpoolit përfundon në listën e transferimeve të Barcelonës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:43
Foto

Hipoteza e kalimit të Roberto Firminos te Barcelona po rritet dita e ditës.

Sulmuesi i Liverpoolit ka hyrë në listën e shkurtër të opsioneve të Barcelonës për fazën e sulmit.

‘MundoDeportivo’ shkruan se Barcelona është e interesuar të sjellë një sulmues për të zëvendësuar Luis Suarezin, dhe në listën e tyre është edhe Firmino.

Me Luis Suarez që në janar arrin moshën 32 vjeçare, Barca dëshiron pak frymë të re në skuadër, me Nicolas Pepen e Lille dhe Krzysztof Piatek të Genoas që po ashtu janë në listën e tyre të dëshirave.

Por, marrëdhënia e mirë e Philippe Coutinhos me Firminon, i bën një favor të madh Barcelonës për të arritur më lehtë të sulmuesi 27 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat