Llapi me kryetrajner të ri

Futboll

Llapi me kryetrajner të ri

Nga: K. G. Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:22
Bekim Shotani e Tahir Batatina

Bekim Shotani është kryetrajner i ri i Llapit nga Podujeva, i cili së fundit kishte udhëhequr Ballkanin nga Theranda dhe madje e kishte rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës. “Pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit nga sot Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit. Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi, ndërsa Shotani sot iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim”, bëhet e ditur nga FC Llapi. Shotani  vjen në vend të prof. Bylbyl Sokolit, që u shkarkua ditë me parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat