Ja për sa mijëra ulëse do të zgjerohet stadiumi ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Ja për sa mijëra ulëse do të zgjerohet stadiumi ‘Fadil Vokrri’

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:10
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me ministrin e sportit Kujtim Gashi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se janë duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Jeni president i një shtëpie të fuqishme, me një Kombëtare që po rritet gjithnjë e më shumë, a e keni rritur presionin në Qeverinë e Kosovës, që sa më shpejt të ndërtohet stadiumi i ri, sepse kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri, është shumë i vogël për t’i pranuar të gjithë ata të interesuar për një ndeshje?

“Po dhe jemi në bisedime me gjithë faktorët relevant të shtetit dhe kemi premtime se do të fillojë në muajin shkurt të vitit 2019 ndërtimi i stadiumit nacional, por jemi duke e shqyrtuar mundësitë të rrisim edhe tribunën lindore të stadiumit "Fadil Vokrri", që të mund të pranoj edhe 6.700 shikues më shumë, që ta zbusin kërkesën momentale”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat