Sarri: Mourinho meriton respekt

Futboll

Sarri: Mourinho meriton respekt

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:55
Jose Mourinho

Maurizio Sarri beson se Jose Mourinho meriton më shumë respekt për sukseset që i ka arritur si trajner dhe mendon se Manchester United e ka skuadrën më të fortë në Premierligë.

Unitedi do të takohet me Chelsean në “Stamford Bridge” të shtunën në kuadër të Premierligës, ku skuadra e Mourinhos kërkon që të përmirësohet pas fillimit jo të mirë në stinor.

“Po flasim këtu për një trajner që ka fituar gjithçka. Ai ka fituar çdo kund”, ka thënë trajneri italian.

“Mendoj se duhet ta respektoj atë. Por mendoj se gjithë ju duhet ta respektoni atë”.

“Mendoj se ai është një trajner shumë i mirë, njëri ndër më të mirët në botë. United ka një skuadër të fortë. Individualisht, Unitedi i ka lojtarët më të mirë në Premierligë. Manchester City janë skuadër më e mirë për momentin, por individualisht, Unitedi është më e fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat