Valverde lë derën hapur për Neymar

Futboll

Valverde lë derën hapur për Neymar

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:18
Neymar

Zërat për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” kanë bërë bujë ditëve të fundit.

Klubi katalunas nuk bëri shumë për të shuar këto zëra, në një mënyrë duke lënë gjithçka të hapur.

Valverde ka thënë se mundësia për rikthim është pak e mundshme por nuk ka mbyllur të gjitha dyert.

“Secila pjesë e sezonit është e mirë për të folur rreth problemeve, mirëpo Neymar aktivizohet me një skuadër tjetër. Është e gjitha spekulim” ka thënë Valverde.

“Nuk është ende periudha e transferimeve kështu që nuk mund të flasim rreth këtyre gjërave.  Gjithçka mund të ndodh në futboll, por çështje ka pak gjasa. Nuk e di. Mbetet të shihet” ka përfunduar trajneri.

Këto fjalë ishin në prag të ndeshjes që Barcelona e luan ndaj Sevillas, para tifozëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat