Zyrtare: Portieri i Man Cityt bëhet me pasaportë të Kosovës

Futboll

Zyrtare: Portieri i Man Cityt bëhet me pasaportë të Kosovës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:53
Arijanet Muriqi

Portieri nga Kosova i Manchester Cityt e ka pranuar pasaportën e Republikës së Kosovës.

Kjo do t’ia bëjë të mundur Arijanet Muriqit që të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës. 

19-vjeçari ka lindur në Zvicër, mirëpo prejardhjen e ka nga Rozhaja e Malit të Zi.

Para disa javëve, ai kishte aplikuar për pasaportën e Kosovës në Zurich të Zvicrës. 

Dhe në ndeshjet e muajit nëntor, ai pritet t'i bashkohet skuadrës së Bernard Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat