Renditja e FIFA-s: Bie Shqipëria, ngjitet Kosova

Futboll

Renditja e FIFA-s: Bie Shqipëria, ngjitet Kosova

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 23:37
Shqipëri - Kosovë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk po kalon një moment të mriz dhe pak nga pak po rrëshqet në renditjen e FIFA-s.

Barazimi me Jordaninë dhe humbja me Izraelin i kanë sjellë kuqezinjve një tjetër rënie në klasifikimin botëror, duke e larguar gjithnjë e më shumë nga pretendimet që ekzistonin deri pak kohë më parë për t’iu bashkuar përfaqësuesve të elitës.

Shqipëria është jashtë 50 ekipeve më të mira në botë që prej vitit 2016 dhe nuk pritet që të kthehet shumë shpejt përsëri mes tyre, pasi rënia e saj vazhdon.

Vetëm muajin e fundit kuqezinjtë përllogariten të humbasin 3 pozicione në klasifikimin që zyrtarizohet javën e ardhshme, duke shkuar tashmë në vendin e 60 në botë, pozicion të cilin e mbanin edhe në janar 2018.

Nëse nuk sigurohen rezultate pozitive ndaj Skocisë e Uellsit në nëntor, rënia do të vazhdojë dhe kuqezinjtë parashikohen të zbresin deri në vendin e 70-të në fund të vitit.

Nëse Shqipëria zbret, vazhdon marshimi i Kosovës. Kjo e fundit, me fitoren ndaj Maltës e barazimin në Ishujt Faroe, ka hedhur një tjetër hap para dhe tashmë mban vendin e 137-të në botë.

Është një lëvizje me vetëm një vend më mirë në klasifikim në krahasim me një muaj më parë. Por përsëri mbetet rekordi i ri i Kosovës, e cila ka bërë hapa të jashtëzakonshëm para në vetëm 2 vite prani në këtë klasifikim të cilin e nisi nga fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat