Bayerni kërkon të fitojë pas katër ndeshjesh, Dortmundi vazhdimësi pozitive

Futboll

Bayerni kërkon të fitojë pas katër ndeshjesh, Dortmundi vazhdimësi pozitive

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 00:21
Bayern

Udhëtimi i Bayernit në Wolfsburg mund të jetë shansi i fundit për trajnerin Niko Kovaq, që t’i shpëtojë shkarkimit te ekipi kampion në fuqi, që nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, një në Champions e tri në Bundesligë.

Bavarezët që i kanë fituar gjashtë titujt e fundit në Gjermani, si rrallë herë pozicionohen në vendin e gjashtë me 13-të pikë, katër më pak se Borussia Dortmund, ndërsa në këtë javë në Champions udhëtojnë te AEK-u i Athinës.

Fituesi i Kupës së Gjermanisë me Frankfurtin, Kovaq, nuk e ka gjetur 11-n më të mirë, megjithatë ka lajme të mira në skuadër, pasi janë kthyer Leon Goretzka, Jerome Boateng e Rafinha, dhe janë të gatshëm për ndeshjen e të shtunës që luhet në ora 15:30.

Dortmundi luan në po të njëjtën ditë dhe orë, dhe me 17 pikë në krye të tabelës, shpreson që ta marrë fitoren e radhës, kur luajnë në udhëtim te vendi i fundit në tabelë, Stuttgarti.

“Milionerët” po kalojnë formë fantastike, dhe me 23 gola të shënuar në shtatë ndeshje, kanë 11 më shumë realizime se Bayerni sivjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat