PSG-Amiens, vendasit duan të 10-ën radhazi

Futboll

PSG-Amiens, vendasit duan të 10-ën radhazi

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 07:28
PSG-Amiens

Paris Saint-Germain, të paktën në letër, pritet të regjistrojë fitoren e dhjetë radhazi në këtë sezon të Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës do të presin në shtëpi skuadrën e Amiens, një ekip që nuk ka marrë akoma asnjë fitore në ndeshjet e këtij kampionati që ka luajtur në transfertë.

PSG, nga ana tjetër, po bën startin më të mirë në një sezon të Ligue 1, me 9 fitore të marra në 9 ndeshjet e para. Vendasit kanë sulmin më të mirë të kampionatit (32 gola), duke shënuar të paktën tre gola në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit. Gjithashtu, PSG ka marrë tri fitore në katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër Amiens në të gjitha kompeticionet (3 fitore, 1 barazim), duke shënuar tri herë më shumë në krahasim me golat e pësuar (7-2).

Ndërkohë, PSG ka transformuar në gol 52% të goditjeve që ka bërë drejt portës, ndërsa Amiens është skuadra që ka regjistruar numrin më të vogël të gjuajtjeve drejt kuadratit në ndeshjet e luajtura në transfertë (tetë). Në fund, PSG e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në të dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Amiens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat