Roma katastrofale, mposhtet edhe nga Spal

Futboll

Roma katastrofale, mposhtet edhe nga Spal

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:56
Roma

Roma ka vazhduar të befasojë për të keq këtë fillim sezoni.

Romakët janë mposhtur 0:2 nga Spal, në Olimpico.

Goli nga penalltia e Bentagna dhe Bonifazi i dhanë klubit mysafir tre pikë të arta, duke u ngjitur në vendin e 13 me 12 pikë.

Ekipi i Di Francescos provoi me gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, por përpjekjet ishin të kota përballë mbrojtjes së çeliktë të Spal.

Spal luajti me një lojtar më pak që nga minuta 75, pasi V. Milinkovic-Savic u ndëshkua dy herë me të verdhë brenda një minute.

Roma gjendet në vendin e 6 me 14 pikë, me ekipet që janë poshtë saj kanë një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat