PSG fiton ndeshjen e 10-të radhazi, por humb yllin e ekipit

Futboll

PSG fiton ndeshjen e 10-të radhazi, por humb yllin e ekipit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:06
Mbappe

Paris Saint-Germain ka bërë fitoren e 10-të radhazi në po aq ndeshje të Ligue 1 pasi ka mposhtur Amiens me rezultatin 5-0. Kryeqytetasit mesa duket këtë sezon nuk do të kenë konkurrencë në kampionatin francez. Të besuarit e Thomas Tuchel kanë 30 pikë, për momentin plot 11 pikë më tepër se vendi i dytë Lille.

Ishte qendërmbrojtësi Marquinho-s ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12’. Pas një krosi të Di Maria-s nga goditja e këndit, Marquinho-s tregohet i saktë brenda zonës. Pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë, Adrien Rabiot dyfishon rezultatin teksa kërcen më shumë se të tjerët brenda zonës duke mposhtur portierin kundërshtare për të dytën herë.

Pas pushimit PSG ul ritmin dhe mundohet të ruajë rezultatin pa harxhuar shumë energji në prag të ndeshjes së mesjavës në Champions League. I vetmi lajmi keq për Tuchel erdhi në minutën e 60’ kur Marco Verratti është detyruar të dalë nga loja pas një dëmtimi. Nuk dihet akoma se sa serioz është dëmtimi i italianit.

Në minutën e 80’ ishte Draxler ai që trefishoi rezultatin, ndërsa dy minuta më pas Mbappe shton vuajtjet e miqve me një tjetër gol brenda zonës. Në fund ishte edhe Diaby ai që shënoi golin e pestë të vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat