Juventusit nuk i mjafton goli i Ronaldos, ndalet nga Genoa

Futboll

Juventusit nuk i mjafton goli i Ronaldos, ndalet nga Genoa

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:00
Juventus dhe Genoa

Juventus ka lëshuar pikë, në shtëpi, në ndeshjen kundër Genoas.

Skuadra nga Torino e nisi për mrekulli takimin duke qenë shumë kërkues në minutat e para të takimit.

Golin e gjetën qysh në minutën e 18’ me anë të portugezit Cristiano Ronaldo.

Ata nuk u ndalën së sulmuari, mirëpo konkretizim nuk pati.

Në pjesën e dytë vazhdoi tempoja e njëjtë e juventinëve.

Mirëpo, ajo që nuk pritej ndodhi. Mysafirët realizuan golin e barazimit në minutën e 67’.

Goli erdhi përmes Daniel Bessa, i cili konkretizoi asistimin nga Kouame.

Edhe me këtë barazim, Juventus mbanë lidershipin e tabelës me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat