Liverpool arkëton tre pikëshin e radhës, e ndjek “si hije” Man Cityn

Futboll

Liverpool arkëton tre pikëshin e radhës, e ndjek “si hije” Man Cityn

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:29
Foto nga ndeshja

Liverpool ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Huddersfield, me rezultatin minimal 0:1.

Të përzgjedhurit e Klopp ishin dukshëm më të mirë se vendasit edhe pse rezultati nuk tregon ashtu.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi egjiptiani Mo Salah, në minutën e 24’.

Ky gol erdhi pas asistimit nga lojtari me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri.

Këto tri pikë ishin tejet të rëndësishme për skuadrën e Jurgen Klopp, pasi kësisoj, ata mbajnë hapin me Manchester City.

Liverpool grumbullon 23 pikë, po aq sa Manchester City, mirëpo gol diferenca më e dobët e lë në pozitën e dytë skuadrën e Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat