Më shumë se 200 milionë euro, zbulohet plani në merkato i Barçës

Futboll

Më shumë se 200 milionë euro, zbulohet plani në merkato i Barçës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 00:19
Presidenti i Barçës

Tek Barcelona, tashmë janë në kërkim të përforcimeve të reja. Janë të shumtë emrat që ndodhen në listë, por Messi e di se plani A fokusohet te tre lojtarë që kapin shifrën e 200 milionë euro.

Dy emrat e parë janë prej kohësh nën vëzhgimin e katalanasve dhe mund të thuhet se janë kthyer në një fiksim. Bëhet fjalë për Frenkie De Jong dhe Matthijs De Light. Dy lojtarët e Ajax janë dëshira e madhe e klubit katalan. Nga “Camp Nou” thuhet se nënshkrimi i të dyve do të kushtojë rreth 130 milionë euro.

Nga ana tjetër, një afrim i detyruar është ai i sulmuesit, mbi të gjitha duke parë formën e Luis Suarez dhe moshën e tij.

Emri që pëlqehet për të marrë rolin e nr.‘9’ është ai i Roberto Firmino dhe afrimi i tij do kushtonte rreth 80 milionë euro. Një total prej më shumë se 200 milionë eurosh për Barcelonën e sezonit 2019/20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat