“Rooney u largua nga Anglia shumë herët”

Futboll

“Rooney u largua nga Anglia shumë herët”

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 10:19
Wayne Rooney

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, ka thënë se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, u largua shumë herë nga futbollit anglez dhe se ai mund të ishte ende duke shkëlqyer në Premierligë, nëse nuk do të ishte larguar.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Evertonit u largua nga Premierliga gjatë afatit kalimtar të verës si transferim i lirë. Ai iu bashkua skuadrës së DC Unitedit në ligën amerikane të futbollit, Major League Socce.

Hodgson, i cili ishte trajner i Kombëtares së Anglisë kur Anglia u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë, ka insistuar se Rooney vazhdon të mbetet mjaftueshëm i mirë për të shkëlqyer në Premierligë, por e ka kuptuar se ai nuk dëshironte të luante për ndonjë klub tjetër në vendin e tij.

“Ai u largua nga Anglia shumë herët. Ai ende ka shumë gjëra për të dhënë. Nuk kam asnjë dyshim për talentin e tij dhe tashmë e ka dëshmuar se ai mund të luajë ende në nivelin më të lartë të futbollit në Angli”, ka thënë Hodgson.

“Por, ishte vendimi i tij dhe pas Manchester Unitedit dhe Evertonit, ku ai kishte afinitet të mrekullueshëm, rrënjë të thella, ndoshta ai nuk ishte i interesuar të luante për ndonjë klub anglez përpos këtyre dyve”.

“Ishte një vendim i vetëdijshëm për të luajtur jashtë Anglisë. Kam respekt të madh për Rooneyn dhe mendoj se edhe ai ka respekt për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat