Fundi i një epoke: Messi e Ronaldo jashtë El Clasicos për herë të parë pas më shumë se një dekade

Futboll

Fundi i një epoke: Messi e Ronaldo jashtë El Clasicos për herë të parë pas më shumë se një dekade

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 10:24
Ronado dhe Messi

Barcelona dhe Reali do të përballen të dielën e ardhshme pa dy lojtarët që e kanë përcaktuar shumë herë këtë klasike në dekadën e fundit.

Reali ka mbetur pa Cristiano Ronaldon që gjatë verës e la klubin për të kaluar te Juventusi, ndërsa Barcelona do të luajë pa Lionel Messin që u lëndua në përballjen e së shtunës ndaj Sevillës.

Ndeshja e fundit mes Realit e Barçës pa asnjërin prej këtyre dy futbllistëve ishte 11 vjet më parë, më 2007.

Portugezi akoma ishte pjesë e Manchester Unitedit, ndërsa Messi kishte munguar për shkak të një lëndimi.

Barcelona ishte paraqitur me këtë ekip: Victor Valdes; Eric Abidal, Rafa Marquez, Carles Puyol, Gabriel Milito, Deco, Xavi, Andres Iniesta, Yaya Toure, Ronaldinho dhe Samuel Eto’o.

Ekipi i Realit ishte: Iker Casillas, Gabriel Heinze, Fabio Cannavaro, Sergio Ramos, Pepe, Lassana Diarra, Wesley Sneijder, Julio Baptista, Ruud van Nistelrooy, Raul dhe Robinho.

Atë kohë, Reali kishte mbrojtur titullin me 18 pikë para Barcelonës.

Në 14 vjetët e fundit, Messi ka munguar vetëm në 2 Klasike. Ai është top-golashënuesi në histori të Clasicos me 26 gola. Pas tij vijnë Ronaldo dhe Alfredo Di Stefano me nga 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat