“Man Unitedi po luan me frikë” - Bota Sot
“Man Unitedi po luan me frikë”

Futboll

“Man Unitedi po luan me frikë”

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 11:39
Man Unitedi

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe i Anglisë, Danny Murphy, ka thënë se skuadra e Manchester Unitedit duket e frikësuar në fushë, megjithatë ka shtuar se ka shenja premtuese se ata janë duke e tejkaluar këtë frikë.

Manchester Unitedi e përmbysi rezultatin në ndeshjen e djeshme kundër Chelseat, përmes dy golave të shënuara nga Anthony Martial. Megjithatë, goli i shënuar në minutën e 96-të nga Ross Barkley bëri që pikët të ndahen mes dy klubeve angleze.

41-vjeçari, tani analist, ka sugjeruar se skuadra e Jose Mourinho frikësohet të sulmojë në fillim të ndeshjeve, por e largon këtë frikë me kalimin e kohës, kur është duke humbur në një ndeshje. Këtë gjë, ata e kanë bërë në ndeshjen ndaj Newcastleit dhe Chelseat.

“Kur e shihni se si luajti Manchester Unitedi në pjesën e dytë kundër Chelseat, duhet të mendosh se pse nuk i fillojnë ndeshjet në të njëjtën mënyrë. E njëjta gjë ndodhi edhe kundër Newcastle”, ka thënë Murphy.

“Kur e largojnë frikën, ata luajnë mirë. Por, kur i sheh Marcus Rashfordin dhe Anthony Martial aq thellë në mbrojtje, të brengosur me mbrojtësit e krahut të Chelseat, kjo sugjeron se ekipi është duke luajtur me frikë”.

“Sapo u bë rezultat 1-1, ata filluan të luajnë me më shumë liri dhe energji, duke mos u brengosur nga gjërat tjerat dhe me më shumë qëllim për të fituar. Pse është Unitedi kështu? Për shkak të shumë gjërave”.

“Jose Mourinho dëshiron që skuadra e tij të luajë në një mënyrë të caktuar dhe sa i përket aspektit psikologjik, lojtarët mund të frikësohen se mund ta humbin ndeshjen ose ta humbin vendin e tyre në formacion të parë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...