Lideri luan ndaj Gjilanit, 89-shi pret Llapin

Futboll

Lideri luan ndaj Gjilanit, 89-shi pret Llapin

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:01
Foto nga ndeshja e kaluar

Java e 11-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundoj me dy ndeshje.

Lideri aktual i Superligës, njëherit skuadra më në formë Feronikeli do ta ketë një përballje të vështirë.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani do të udhëtojë drejt Gjilanit për tu përballur me Gjlanin.

Feronikeli në këtë sfidë futet pas shtatë fitoreve radhazi dhe me plot meritë mban pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër gjilanasit nuk po kalojnë nëpër formë të mirë, pasi në tri përballjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë.

Kësisoj ky takim pritet të jetë mjaftë interesant, pasi si Gjilanit ashtu edhe Feronikelit iu nevojitën pikët e plota.

Interesant pritet të jetë edhe në Riza Lushta të Mitrovicës.

Trepça ’89 do të luaj para tifozëve të saj me Llapin që vije në këtë sfidë pas ndryshimeve në skuadër.

Në krye të llapjanëve ka ardhur trajneri Bekim Shotani dhe synimi i tij është të debutoi me fitore.

Të dyja sfidat fillojnë nga ora 14:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat