Avokatët e Contes takohen me drejtuesit e Chelsea, italiani drejt Real Madrid - Bota Sot
Avokatët e Contes takohen me drejtuesit e Chelsea, italiani drejt Real Madrid

Futboll

Avokatët e Contes takohen me drejtuesit e Chelsea, italiani drejt Real Madrid

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:47
Antonio Conte

Antonio Conte duket se do të jetë zëvendësuesi i Julen Lopeteguit tek skuadra e Real Madrid.

Pas startit katastrofal të sezonit nga Lopetegui, spanjolli është shumë pranë shkarkimit.

Trajneri që pritet ta zëvendësoj atë është Antonio Conte, ish trajneri i Chelsea.

Sot, avokatët e tij janë takuar me drejtuesit e Chelsea, pasi skuadra nga Londra i detyrohet para trajnerit italian, shkruan “Il Giornale”.

Conte u shkarkua nga pozita e trajnerit para skadimit të kontratës gjë që e obligon Chelsean t’i paguaj dëmshpërblim.

Meqë kontrata e tij vazhdon, avokatët po mundohen ta shkëpusin që gjithçka të jetë gati për kalimin në Madrid. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...