United përgatit “misionin e pamundur” për yllin e Serisë A

Futboll

United përgatit “misionin e pamundur” për yllin e Serisë A

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:31
Jose Mourinho

Në prag të ndeshjes kundër Udinese-s, dukej se Carlo Ancelotti do ta linte pushim Kalidou Koulibaly, i cili ka qenë i detyruar të heqë dorë nga grumbullimi me Senegalin për shkak të një dëmtimi të lehtë.

Një zgjedhje që do të kishte e qenë e kuptueshme, duke parë se Napoli do të luajë në Champions këtë mesjavë kundër PSG-së. Gjithsesi, kjo nuk ka ndodhur dhe qendërmbrojtësi ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës.

Sfida që do të zhvillohet në “Parkun e Princave” do të jetë një tjetër provë e rëndësishme për Koulibaly, i cili do të përballet me treshen e ëndrrave të Parisit. Një tjetër paraqitje pozitive do të konfirmonte statusin e tij si “top player” në pozicionin e tij. Një status që është treguar nga interesim i klubeve të gjithë Europës.

Skuadra e fundit që është vënë në lëvizje për senegalezin ka qenë Manchester United, që, sipas “Sunday Times”, është gati të hidhet në sulm për lojtarin e Napoli-t janarin e ardhshëm. Nëse Jose Mourinho do të arrijë të shmangë shkarkimin, ai mund ta bindë klubin që t’i blejë atë mbrojtës që e kërkon nga vera e kaluar, por që nuk u mor kurrë.

Megjithatë, ka pak mundësi që Napoli të ulet rreth një tavoline për të negociuar para verës së ardhshme. Gjithashtu, Koulibaly e ka rinovuar kontratën me “axurrët” deri në 2023-in në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat