Ish-lojtari i Inter dhe Milan vendos një rekord unik në Serinë A

Futboll

Ish-lojtari i Inter dhe Milan vendos një rekord unik në Serinë A

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:38
Matias Silvestre

Ndeshja e orësh 12:30 e Serisë A, Frosinone-Empoli, ka dhuruar gola, spektakël dhe një rekord unik. Takimi është mbyllur në barazim 3-3, me vendasit që kanë humbur një rast të mirë për të marrë fitoren e parë në këtë kampionat.

Gjithsesi, kjo ndeshje ka hyrë në histori për shkak të rekordit të vendosur nga Matias Silvestre, mbrojtës i Empoli-t. Argjentinasi, ish-lojtar i Sampdoria-s, Inter dhe Milan, ka ndihmuar kundërshtarët të kalojnë në avantazh me një autogol dhe më pas ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm për ekipin e tij.

Nuk është hera e parë që i ndodh, duke parë se sezonin e kaluar, kur ishte në radhët e Sampdoria-s, ka qenë autor i një autogoli dhe një goli në të njëjtën ndeshje, por kundër Undinese-s. Bëhet fjalë për një rekord të vërtetë, duke parë se asnjë lojtar aktual i Serisë A nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat