Juventusi me mungesë të madhe ndaj Man Utd në Ligën e Kampionëve

Futboll

Juventusi me mungesë të madhe ndaj Man Utd në Ligën e Kampionëve

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:51
Juventusi

Juventusi ka marr një lajm katastrofal para ndeshjes me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Juventusi dhe Manchester United do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve në javën e ardhshme, e që do të jetë një ndeshje për tu mos u humbur.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ ka marr një lajm aspak të mirë, pasi Emre Can nuk është i gatshëm.

“Emre Can do t’i nënshtrohet testeve klinike dhe hetimeve rreth lëndimit, që gjithashtu mund të kërkojë trajtim kirurgjik”, thuhet në faqen e Juventusit.

Mesfushori gjerman me gjasë nuk do të arrij të rikuperohet me kohë, pasi lëndimi është më serioz se që dukej në filli, kështu duke e humbur përballjen ndaj Manchester Unitedit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat