Immobile: Valon Berisha sot bëri diferencën

Futboll

Immobile: Valon Berisha sot bëri diferencën

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 19:07
Lazio

Ciro Immobile e ka vlerësuar si shumë të vlefshme fitoren e sotme kundër Parmës në udhëtim, ndërsa ka vlerësuar lart paraqitjen dhe ndikimin që Valon Berisha ka pasur në ndeshjen e sotme.

Valon Berisha, që sapo është kthyer nga një lëndim, u inkuadrua në minutën e 57 për ta ndihmuar skuadrën në fitoren prej 0-2. Ishte pikërisht Berisha që nxori penaltinë që në gol e shndërroi Immobile në minutën e 81.

“Kjo është një fitore shumë e vlefshme të cilën e kërkoi trajneri. Zëvendësimet e bënë diferencën dhe e ngritën tempon e lojës. E rëndësishme që ekipi fitoi, dhe jo kush shënoi golat. Valon Berisha që kishte pësuar një lëndim të rëndë, sot u kthye dhe bëri diferencën duke fituar penaltinë. Ai gjithmonë mund të mbështetet te ne”, ka thënë Immobile në Sky Sport Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat