Presidenti i Roma-s, Pallotta: Po, jam i neveritur

Futboll

Presidenti i Roma-s, Pallotta: Po, jam i neveritur

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:14
James Pallotta

Gazeta “Il Romanista”, ka publikuar disa fjalë që vetë James Pallotta, presidenti i Roma-s, i ka thënë pas humbjes së rëndë të pësuar kundër Spal: “Po, jam i lodhur”. Siç thuhet në artikull, numri një i verdhekuqve, ka folur në një gjuhë jo shumë diplomatike. Ai ishte shumë i nxehur pas ndeshjes, duke shfaqur të njëjtën neveri që shfaqi pas humbjes me Bologna-n.

Gjithsesi, çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Di Francesco? A është ende i sigurt vendi i tij tek Roma? “Il Corriere dello Sport”, raporton se Pallota është shumë i zemëruar dhe ka vendosur t’i japë një ultimatum trajnerit: Di Francesko, ka 16 ditë kohë për të bindur presidentit që të mos e shkarkojë nga detyra.

Ndërkohë që, “Il Romanista”, shkruan se, pavarësisht zemërimit të tij, Pallota nuk ka ndërmend ta shkarkojë Di Francesko-n, për dy arsye. E para ka të bëjë me mungesën e alternativave për ta zëvendësuar, e dyta është se Di Francesco është zgjedhur nga Monchi dhe drejtori spanjoll vazhdon të ketë besimin e plotë të presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat