Icardi: Të fitosh derbin në minutën e 93 është edhe më bukur

Futboll

Icardi: Të fitosh derbin në minutën e 93 është edhe më bukur

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 23:09
Mauro Icardi që ishte “heroi” i Interit në derbin lokal kundër Milanit

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi që ishte “heroi” i Interit në derbin lokal kundër Milanit ka deklaruar pas takimit se të fitosh ndeshje të tilla në minutat shtesë është edhe më e bukur.

Ishte pikërisht Icardi ai që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3 të takimit, në një ndeshje të dominuar nga Interi.

“Derbit duhet të fitohen, e kemi thënë këtë gjatë gjithë javës. Patëm raste, goditëm shtyllën, një gol na është anuluar, merituam të fitonim për atë që krijuam për 90 minuta. Të fitosh kështu në minutën e 93, kjo e bënë edhe më të bukur”, ka thënë kapiteni i Interit për Sky Sport Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat