Tjetër deklaratë befasuese e Maradonas për Messin

Futboll

Tjetër deklaratë befasuese e Maradonas për Messin

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:21
Diego Maradona

Diego Maradona ka ndryshuar fjalët për Leo Messin.

Diego Maradona ka thënë se ai nuk e ka fyer Leo Messin.

Legjenda argjentinase kishte thënë se nuk duhet marr parasysh një lojtar që shkon 20 herë në banjo, por tani ka ndërruar qëndrim.

Maradona ka thënë se ai ka shoqëri të madhe me Messin, sado që mediat shkruajnë kundër tij.

“Unë nuk e kam thënë asnjëherë atë gjë për Messin, pasi të gjithë e dinë se ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Maradona

“Ne kemi shoqëri të ngushtë, andaj mediat shkruajnë kundër raporteve tona, por që nuk do ia dalin”, ka thënë me tej legjenda argjentinase. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat