Reprezentuesi i Kosovës në 11-shin e javës në Zvicër

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në 11-shin e javës në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:12
Kryeziu me të bardhat

Futbollisti i Zurich-ut, Hekuran Kryeziu, bëri përformancë të mirë në duel me kampionin në fuqi Young Boys nga Bernë, ku përfundoi takimi me rezultat 3:3. Reprezentuesi i Kosovës është futur në 11-shin e javës në elitën e futbollit zviceran. Prestigjiozja “Blick” si zakonisht ka përzgjedhur 11-shin e javës.

Në 11-shin e javës janë: Guillaume Faivre (Thun), Marcis Oss (Xamax), Janick Kamber (Xamax), Nicolas Sutter (Thun), Raphal Nuzzolo (Xamax), Petar Brlek (Lugano), Hekuran Kryeziu (Zurich), Mattia Bottani (Lugano), Carlinhos (Lugano), Roger Assale (Young Boys) dhe Dejan Sorgic (Thun).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat