Shoqata e Basteve Sportive iu drejtohet Qeverisë Shqiptare - Bota Sot
Shoqata e Basteve Sportive iu drejtohet Qeverisë Shqiptare

Futboll

Shoqata e Basteve Sportive iu drejtohet Qeverisë Shqiptare

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:44
Shoqata e Basteve Sportive iu drejtohet Qeverisë Shqiptare

Kryetari i Shoqatës së Basteve Sportive, Artan Shyti, ka dalë para mediave për të bërë publike kërkesën që i është drejtuar qeverisë shqiptare për një tryezë të rrumbullakët për diskutimin e projektligjit që do të diskutohet këto ditë, në lidhje me vendimin për mbylljen e gjithë lojërave të fatit dhe basteve sportive.

“Propozimi ndaj qeverisë është implementimi i ligjit për basteve sportive, hartuar që në fillim të vitit. Aty përfshihet reduktimi gradual i pikave të basteve në Shqipëri, derisa të arrihet në një numër normal për vendin tonë. Edhe reklamat për kompanitë e basteve janë eliminuar me vullnetin e kompanive”, tha zoti Shyti.

Gjithashtu, propozohet një bashkëpunim i thellë me institucionet shtetërore për evidentimin e gjithë rasteve problematike dhe “të kryhet një studim kombëtar për të parë se kush janë personat që luajnë, pse luajnë, sa janë shifrat e kështu me radhë, për të pasur një studim real, jo thjesht shifra në ajër, që nuk i vërteton askush”.

“Do donim shumë që të studiohet mirë ky propozim për të dalë nga ky ngërç, sepse bëhet fjalë për një vendim madhor dhe që ka pasoja të rënda sociale. Jemi të gatshëm për bashkëpunim, ashtu si deri më sot, për të punuar për arritjen e një marrëveshjeje që do të vendosë ekuilibra pa krijuar problematika madhore”, tha Shyti.

Protesta e paralajmëruar nga gjithë njerëzit e punësuar në tregun e basteve: “Nuk është e organizuar nga Shoqata, është një tubim i njerëzve që preken direkt nga ky vendim i nxituar dhe pa bazë ligjore. Janë të paktën 8.000 persona që humbasin vendin e punës dhe nuk është normale që të veprohet në këtë mënyrë, duke urdhëruar mbylljen e gjithçkaje”.

Hapat e mëtejshëm nëse nuk merret parasysh asnjë propozim? “Ne shpresojmë që të ketë dialog, por natyrisht nëse nuk ka asnjë hap pas nga qeveria, bizneset e goditura nga ky vendim do të ndërmarrin hapat ligjore për t’u mbrojtur, nga gjykatat e deri në organet ndërkombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...