Inzaghi i shqetësuar për Berishën

Futboll

Inzaghi i shqetësuar për Berishën

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:21
Inzaghi i shqetësuar për Berishën

Skuadra e Lazios arriti të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen pas pushimit nga kombëtaret përballë Parmës në transfertë, Ndërsa këtë javë do të luhen dhe ndeshjet e treta në fazën e grupeve të Europa Ligës dhe Lazio do të luajë përballë Olimpikut të Marseilles.

Por ajo që ka shqetësuar trajnerin Inzagi është lëndimi i Valon Berishës në stërvitje. Shqiptari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ndeshjen e fundit dhe sipas “Lalaziosiamonoi.it” lëndimi është marrë në të njëjtin vend si edhe në verë.

Ende nuk ka dalë diagnoza e saktë, por mund të bëhet fjalë për një dëmtim jo dhe aq të lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat