Marcelo del hapur

Futboll

Marcelo del hapur

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:12
Marcelo del hapur

Marcelo nuk fshihet më për zërat rreth të ardhmes së tij. Mbrojtësi brazilian dëshiron me çdo kusht transferimin te Juventusi, madje nuk ka ndërmend të presë as përfundimin e sezonit, por synon t’i bashkohet që në janar skuadrës bardhezi, ku do të takonte një mik të vjetër, Cristiano Ronaldon. Sipas Tuttosport, të cilës i janë referuar edhe të përditshmet spanjolle, braziliani ia ka shprehur hapur dëshirën e tij presidentit Florentino Perez, pasi është sheh drejt fundit eksperiencën e tij të jashtëzakonshme me Realin e Madridit, skuadër me të cilën ka fituar gjithçka. Marcelo ka një dëshirë të çmendur të luajë sërish përkrah Cristiano Ronaldos dhe të fitojë Championsin me Juventusin.

Por duke lënë mënjanë dëshirën e futbollistit, nuk është e lehtë për ta kuptuar që ky operacion nuk është i lehtë, por sigurisht as i pamundur. Dëshira e lojatrit peshon shumë, por edhe çmimi i kartonit të tij nuk është i papërballueshëm për kampionët e Serisë A.

Marcelo vlen 50-60 milionë euro, kjo është shifra të cilën kërkon edhe Perez. Juventusi është gati ta shpenzojë një shumë të tillë, sepse do të arkëtonte para edhe nga shitja e Alex Sandros, që luan në të njëjtin pozicion. Brazilani i Juventusit u kërkua gjatë verës nga PSG, ndërsa tani për të janë të interesuar nga Anglia. Manchester City mësohet se është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij, pjesa tjetër që duhet për të plotësuar shumën që kërkon Reali për Marcelo, nuk do të ishte tepër e lartë për arkat e Juves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat