Emery paralajmëron lojtarët e tij pas fitores, 3-1 ndaj Leicesterit

Futboll

Emery paralajmëron lojtarët e tij pas fitores, 3-1 ndaj Leicesterit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:11
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se lojtarët e tij duhet t’i kontrollojnë ndeshjet më mirë pas fitores, 3-1 ndaj Leicesterit.

Arsenali ishte në disavantazh prej një goli në pjesën e parë pas autogolit të Hector Bellerin.

Por, vendasit u përgjigjën në fund të pjesës së parë me Mesut Ozil, kapitenin e djeshëm, duke bërë një paraqitje fenomenale.

Përveç Ozil, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy golat tjerë për vendasit, duke e regjistruar fitoren e 10-të rresht në të gjitha garat.

”Pjesë të ndryshme, çdo ndeshje është e vështirë. Ne kishim nevojë të luanim me organizim, por gjithashtu edhe me zemër”.

”Jemi të detyruar të luajmë me zemër”.

”Kur ju vazhdoni të përmirësoni, kërkesat ndaj jush janë të mëdha. Duhet t’i kontrollojmë ndeshjet më shumë se që kemi bërë deri më tani”.

”Në pjesën e parë, nuk luajtëm mirë, por më pas u përgjigjëm. Atmosfera në grup është impresive”, tha Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat