Kovaç: Duam të fitojmë ndeshjen

Futboll

Kovaç: Duam të fitojmë ndeshjen

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:29
Niko Kovaç

Niko Kovaç insiston se Bayern Munich nuk do ta ketë të lehtë ndaj AEK Athens në ndeshjen e së martës në Champions League.

Duke folur për gazetarët në prag të ndeshjes, Kovaç shprehet: “Personalisht, kam tre apo katër javë që përgatitem për këtë ndeshje.

“Objektivi për të martën është i qartë, duam të fitojmë ndeshjen, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë.

“Fitoret janë të rëndësishme. Për AEK, mund të jetë shansi i fundit kështu që do të jenë të motivuar.”

Më pas, Kovac ka folur edhe për gjendjen e skuadrës: “Ribery nuk do të jetë. Për Alaba do të vendosim pas stërvitjes së fundit.

“Te Bayern je gjithmonë në telashe nëse nuk fiton katër ndeshje radhazi. E kemi ndjerë presionin, por lojtarët kanë luftuar për të përmbysur situatën.

“Duam të fillojmë të fitojmë tani, duke nisur që nga ndeshja e së martës. Kemi karakterin e duhur dhe unë po bëj më të mirën time".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat