Pse i trembet Manchester Utd?

Futboll

Pse i trembet Manchester Utd?

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:52
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka treguar arsyen se përse i trembet skuadrës së Manchester United. Ai ka theksuar se “djajtë e kuq” janë një skuadër që janë ndërtuar për të fituar dhe Liga e Kampionëve është një kompeticion që ku ata arrijnë rezultate madhore. 
“Është një ndeshje e rëndësishme sepse nëse fitojmë mund të mendojmë për vazhdimësinë. Ata janë një ekip i fortë, shumë fizik dhe ne do duhet të luajmë mirë teknikisht.
Nesër është një ndeshje mes shumë lojtarësh të rinj, ata kanë Martial, Pogba, Rashford ndërsa ne kemi Dybala, Bernardeschi, Cancelo, Bentancur. Këta janë lojtarët e së ardhmes së futbollit, nesër është një test i mirë për ne dhe për ata (lojtarët e rinj). United është një ekip që është ndërtuar për të fituar, teknik, i shpejtë dhe fizik.
Ne duhet të menaxhojmë lojën më mirë, pasi të shtunën ndaluam para kohe ndërsa nesër duhet të luajmë 100 minuta, pasi loja e tyre nuk mbaron kurrë.
Mandzukic nuk do të kishte luajtur gjithsesi edhe po të ishte, por na vjen keq që nuk është, njëlloj për Khedira dhe Emre Can.
Do të luajmë me 4 mbrojtës, pasi po të luajmë me tre mund të bëhemi konfuz”, tha Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat