CR7 bëri publike edhe orën e tij me diamante...

Futboll

CR7 bëri publike edhe orën e tij me diamante...

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:53
CR7 bëri publike edhe orën e tij me diamante...

Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Manchester United, Cristiano Ronaldo përveç se i bëri të qartë gjithë botës se ai është një mashkull model, një baba i shkëlqyer dhe një familjar shumë i rregullt, duke theksuar se është i pastër dhe se çështjen Mayorga ua ka lënë në dorë avokatëve tij, CR7 bëri publike edhe orën e tij me diamante që sipas mediave angleze i ka kushtuar yllit portugez plot 1,85 milionë paund.

Ronaldo u shfaq në sallën e konferencave të Old Trafford me një orë të jashtëzakonshme që u vu re menjëherë nga fotografët dhe kameramanët, por edhe nga gazetarët e pranishëm në sallë.

Bëhet fjalë për një orë të markës Jacob&Co Caviar Tourbillon e cila përbëhet nga 424 diamante të bardha. Një orë të ngjashme kohë më parë e ka bërë publike të dizenjuar nga Franck Muller e ka bërë publike edhe reperi me famë botërore Wizkid i cili ka theksuar se i ka kushtuar 1,2 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat