Emery: Luajtëm me zemër dhe fituam

Futboll

Emery: Luajtëm me zemër dhe fituam

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:59
Unai Emery

Trajneri i Arsenalit është i kënaqur me reagimin e skuadrës në ndeshjen e mbrëmshme.

Unai Emery ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen që kanë bërë ndaj Leicester Cityt në fitoren 3-1.

Trajneri spanjoll theksoi se skuadra nuk e nisi mirë takimin, por më pas nisi të luante me zemër dhe kjo dha rezultat në vijim të ndeshjes.

“Fituam pasi filluam të luajmë me zemër”, tha Emery.

“30 minutat e para nuk mundëm të kontrollonim ndeshjen dhe vuajtëm, por jam i lumtur sepse ditëm të reagonim dhe bëmë atë që duhej për ta kthyer rezultatin”.

Pierre Emerick Aubameyang me dy gola dhe Mesut Ozil me një ishin ata që ndihmuan Arsenalin të fitonte tri pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat