Në krizë te Man.United dhe i kërkuar te Real Madrid, Mourinho zbulon të ardhmen e tij… - Bota Sot
Në krizë te Man.United dhe i kërkuar te Real Madrid, Mourinho zbulon të ardhmen e tij…

Futboll

Në krizë te Man.United dhe i kërkuar te Real Madrid, Mourinho zbulon të ardhmen e tij…

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:21
Mourinho

Trajneri aktual i Real Madrid, Julen Lopetegui është nën presion, për shkak të serisë së rezultateve negative, që kanë qenë përcaktues në renditjen e “Los Blancos” në vendin e shtatë të klasifikimit të La Liga.

Sipas mediave spanjolle, Mourinho është tashmë favoriti për zëvendësimin e Lopetegui që konsiderohet shumë pranë shkarkimit. Kontrata aktuale e Mourinho me Manchester United skadon në vitin 2020, me klubin që ka opsionin për ta shtyrë edhe për një tjetër vit, por Portugezi ndodhet gjithashtu nën presion, për shkak se renditet në vendin e 10 të klasifikimit të Premier League, pas nëntë ndeshjesh.

Por pavarësisht rezultateve negative, renditjes në klasifikim dhe problemeve të vazhdueshme në dhomat e zhveshjes, veçanërisht ato me Pogba, Mourinho duket i qetë në pozitat e tij dhe i qartë mbi objektivat afatgjata: “E ardhmja ime është këtu. Unë kam një kontratë dhe deri në ditët e fundit të kontratës time unë mendoj vetëm për Manchester United. Do të dëshiroja gjithashtu që të qëndroja edhe pas përfundimit të kontratës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...