Mensur Nexhipi: Me meritë e fituam një pikë

Futboll

Mensur Nexhipi: Me meritë e fituam një pikë

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:39
Mensur Nexhipi: Me meritë e fituam një pikë

Trajneri i Korabit të Dibrës, Mensur Nexhipi, ka deklaruar se skuadra e tij me meritë ka fituar një pikë në përballjen me Gostivarin në fushën e këtyre të fundit, ndërsa thekson se kanë lëshuar mundësinë që të fitojnë edhe tre pikë.
“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë kundër Gostivarit. Me meritë e fituam një pikë, por them se kemi mundur të kthehemi me fitore. Megjithatë, edhe në këtë ndeshje na ka munguar fati. Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin, i cili tani ka marrë një fizionomi të re, pasi jemi komponuar mirë”, deklaroi Nexhipi, strategu me shumë përvojë. 

“Në javën e ardhshme na pret ndeshja e vështirë me Llabunishtën në Dibër, në të cilën jemi të detyruar të fitojmë për shkak të gjendjes tonë në tabelë. Shpresoj se me ndihmën e tifozëve tanë do të arrijmë të fitojmë tre pikë”, theksoi Nexhipi.
Korabi është i teti në renditje me 11 pikë të tubuara, pas dhjetë javësh të zhvilluara në Ligën e dytë të perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat