Ylli juventin: Mourinhon e duan ende shumë në Itali

Futboll

Ylli juventin: Mourinhon e duan ende shumë në Itali

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:16
Juventus

Jose Mourinho ka arritur shumë në dy vitet e tij te Inter, që nuk mund të hidhen poshtë, pavarësisht kritikave të shumta të javëve të fundit nën drejtimin e Manchester United. Rezultatet e fundit të “djajve të kuq” kanë ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij përpara ndeshjes së Champions League me kampionët e Seria A, pasi ekipi i tij ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Në dy vjet në San Siro, 55-vjeçari udhëhoqi zikaltërit duke fituar dy tituj në Seria A, para se t’iu bashkonte Real Madrid dhe të fitonte Ligën e Kampionëve. Pavarësisht, se kishte pjesën e tij të incidenteve të diskutueshme në Itali, mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka vlerësuar maksimalisht portugezin, duke e cilësuar si një trajner të madh.

“Sigurisht që do të jetë një atmosferë fantastike, ky stadium historik”, tha ai për BT Sport. “Gjithashtu një trajner i madh që ne e kemi dashur në të kaluarën në Itali. Tifozët e Juventusit dinë shumë për të, dhe në Itali e duam Mourinhon për suksesin e tij”, përfundoi Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat