Nga Napoli te PSG dhe Cristiano Ronaldo, Ancelotti: Ju tregoj stilin tim!

Futboll

Nga Napoli te PSG dhe Cristiano Ronaldo, Ancelotti: Ju tregoj stilin tim!

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:19
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk është kurrë banal. Trajneri i Napolit, që pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, PSG, do të përballet ditën e mërkurë në Champions, ka folur gjatë për “France Football”, duke prekur disa argumente.

Nga Napoli te Parisi, për të vijuar me Cristiano Ronaldo e Italinë. Carletto është dukur mjaft i disponueshëm për të zbërthyer përshtypjet e tij.

Gjithçka nis nga PSG, ku ka stërvitur nga viti 2011 deri në 2013, duke fituar një titull në Ligue 1 përpara se të merrte drejtimin e Real Madrid: “Kur stërvisja PSG nuk mendoj se kishte vullnet për të ndërtuar një kulturë italiane. Ishte dëshira për të sjellë një kulturë të një niveli të lartë, profesionalitet dhe cilësi. Eshtë bukur të shohësh se si po rritet klubi: sot është një ndër më të mirët e Europës. Mund të fitojë Champions, kjo është e sigurt”.

Ajo e ditës së mërkurë do të jetë një ndeshje e veçantë për Ancelotti, që me Napolin e tij gjendet në kuotën e 4 pikëve, pas dy ndeshjesh. Pra, dy më pak se francezët, në një grup ferri ku është edhe Liverpool.

“Ai i sotmi është një Napoli ndryshe. Nuk kemi Maradona por ndërtojmë një skuadër niveli të lartë, sidomos me të rinjtë. Kjo skuadër luan mirë prej vitesh, ndaj cilësia është e pranishme. Do të provoj që të sjell eksperiencë, të ndihmoj skuadrën dhe të kem më shumë personalitet dhe guxim në disa momente ku luajmë pak më mirë”.

Më pas, mbi stilin “Ancelotti”: “Nuk ekziston një stil i qartë sepse ndërtoj lojën time në bazë të karakteristikave të futbollistëve. Disa trajnerë nisin me idenë e lojës dhe kërkojnë që të fusin lojtarët në atë stil. Unë shoh futbollistët që kam dhe i përshtatem stilit të tyre”.

Në fund, Ancelotti foli edhe për ardhjen e CR7 në Itali, lojtar që e njeh pasi bashkë kanë fituar te Real Madrid: “Transferimi i Cristiano-s te Juventusi është një sinjal për imazhin e Serie A. Për shumë kohë, kampionati italian ka qenë shtëpia e të gjithë yjeve. Maradona, Pele, Zico, Zidane, Ronaldo, Shevchenko, Kaka, Ibrahimovic.

Në dhjetë vitet e fundit, më pak. Ronaldo do të riktheje këtë magji. Cristiano është profesionist i madh. Faji i tij i vetëm i Ronaldo-s është që kaloi te Juventusi!”, mbyll Carlo, sigurisht, në formë batute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat