Icardi: Jam i lumtur në Inter

Futboll

Icardi: Jam i lumtur në Inter

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:41
Mauro Icardi

Mauro Icardi ka ritheksuar se ai është “shumë i lumtur në Inter dhe se nuk ka dëshirë të largohet”, por për të do të jetë emocionale përballja me klubin e tij të vjetër, Barcelona

“Jam shumë i lumtur në Milan, shumë i lumtur në Inter, familja e ime është e lumtur aty dhe unë kam as nevojë dhe as dëshirë të largohem për momentin”, ka thënë argjentinasi në konferencën për shtyp.

“Të luash në akademinë e Barcelonës ishte një kohë shumë e rëndësishme për mua dhe karrierën time pasi që mësova shumë aty. Fillova karrierën aty dhe të përballesh me ta në Ligën e Kampionëve është një ndjenjë speciale dhe interesante”.

“Megjithatë, kur me erdhi mundësia të vijë në Itali te Sampdopria, nuk mendova dy herë. Ishte një vendim i drejtë i marr nga unë dhe përfaqësuesit e mijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat