Juve hesht 'Old Traffordin', Reali, Manchester City e Roma me pikë të plota

Futboll

Juve hesht 'Old Traffordin', Reali, Manchester City e Roma me pikë të plota

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 tetor 2018 Në ora: 22:58
Ronaldo dhe Dybala

Ndeshja kryesore është zhvilluar në "Old Trafford" mes Manchester Utd dhe Juventusit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës italiane me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të grupit H të Champions League. Futbollisti Cristiano Ronaldo ka pasur emocione për shkak se pas një kohe u kthye në "Old Trafford" dhe luajti kundër ish skuadrës së tij, Manchester Utd. Paulo Dybala vulosi fitoren e madhe te Juves pikërisht në minutën e 17-të. "Zonja e Vjetër" pothuajse është e kualifikuar, e cila kryeson grupin me 9 pikë, pesë më shumë se Manchester Utd dhe shtatë se Valencia dhe Young Boys është në fund me 1 pikë. Reali pas një krize të madhe të rezultateve që po kalon në kampionatin spanjoll, por edhe pas humbjes në xhiron e kaluar në Moskë nga CSKA e Moskës me 1:0, megjithatë iu kthye fitoreve. Reali triumfoi me rezultat 2:1 kundër skuadrës modeste çeke Plzen, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Santiago Bernabeu". Francezi Karim Benzema shënoi në minutën e 11-të dhe braziliani Marcelo në atë të 56-tën shënuan për rezultatin 2:0, kurse mysafirët ngushtojnë humbjen me golin e  Hrosovsky në minutën e 79-të.

Roma arkëtoi tri pikë të mëdha, duke bërë një hap drejt kualifikimit. Romakët para shikuesve të vet e "shkelën" me rezultat 3:0 CSKA-n nga Moska. Skuadra ruse pësoi humbje të rëndë, ndërsa për Romën janë pikë të arta njëherësh është fitorja e dytë në grup. Boshnjaku Edin Dzeko shënoi dy gola në periudhën e parë të lojë përkatësisht në minutën e 30-të e 43-të, kurse Cengiz Under thelloi fitoren në 3:0 në minutën e 50-të. Në grupin G, Roma udhëheq me 6 pikë sa ka edhe Real Madridi, pasojnë CSKA 4 dhe Plzeni me 1 pikë.

Në grupin F, Manchester City tregoi fuqinë e kampionit të Anglisë, duke deklasuar me rezultat 3:0 Shakhtarin Doneskyn. Shakhtari si vendas por dot nuk e përballoi lojën shumë të mirë të Cityt. D. Silva (30'), Laporte (35') e B. Silva shënuan për Manchester Cityn. Ndeshje dramatike e me kthesa në rezultat u zhvillua mes Hoffenheimit dhe Lyonit, e cila përfundoi barass 3:3. Për Hoffenheimin shënuan Kramariç (33' e 47'), Joelinton (90+2') dhe për Lyonin: Traore (27'), Ndobele (59') e Depay (67').  Ajaxi me rezultatb minimal 1:0 e moshti Benfica-n. Në minutën e 90+2 Mazraoi shënoi për fitoren e madhe të skuadrës holandeze.

Grupi E

AEK-Bayerni    0:2 (0:0)

Ajax-Benfica    1:0 (0:0)

Tabela

1. Ajax     3      1      2      0      5:1   7     

2. Bayern         3      2      1      0      5:1   7     

3. Benfica                3      1      0      1      3:5   3     

4. AEK     3      0      0      3      2:8   0

Grupi G

Real-Plzeni      2:1 (1:0)

Roma-CSKA    3:0 (2:0)

Tabela

1. Roma   3:0   3      2      0      1      8:3   6

2. Real Madrid 3      2      0      1      5:2   6     

3. CSKA (M)    3      1      1      1      3:5   4     

4. Plzen   3      0      1      2      3:9   1     

Grupi F

Shakhtari-Manchester City      0:3 (0:2)

Hoffenheim-Lyon     3:3 (1:1)

Tabela

1. Manchester City  3      2      0      1      6:3   6     

2. Lyon    3      1      2      0      7:6   5

3. Hoffenheim  3      0      2      1      6:7   2

3. Shakhtar Donetsk                3      0      2      1      4:7   2     

Grupi H

Manchester Utd-Juventus       0:1 (0:1)

Young Boys-Valencia      1:1 (0:1)

Tabela

1. Juventus      3      3      0      0      6:0   9     

2. Manchester United      3      1      1      1      3:1   4     

3. Valencia      3      0      2      1      1:3   2     

4. Young Boys         3      0      1      2      1:7   1

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat