Marcelo, gazetarëve: Jeni xheloz ndaj nesh sepse nuk dini të luani futboll

Futboll

Marcelo, gazetarëve: Jeni xheloz ndaj nesh sepse nuk dini të luani futboll

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:15
Marcelo

Me gjasë nuk është rastësi se forma e dobët e Real Madridit erdhi pa Marcelon në fushën e lojës.

Mbrojtësi brazilian shënoi gol në fitoren ndaj Viktoria Plzen në Champions League.

Pasi e shënoi golin e dytë në dy ndeshjet e fundit, Marcelo akuzoi gazetarët, të cilët e kritikuan Realin pas 5 ndeshjeve pa fitore.

”Është e vështirë kur nuk fitojmë, por ju dëshironi të flisni rreth një krize duke dashur që ta lëndoni këtë skuadër”, tha Marcelo pas ndeshjes.

”Të gjithë gazetarët tentojnë të na lëndojnë ne, ndoshta ata janë xheloz sepse nuk dinë si të luajnë futboll”.

Marcelo u detyrua të largohej në fund të ndeshjes nga fusha për shkak të lëndimit, por tani ai thotë se ndihet OK.

”Ndihem mirë tani. Mora një goditje të fortë dhe gjyqtarët duhet t’i shohin këto gjëra”, shtoi Marcelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat