“Burrat kundër fëmijëve”

Futboll

“Burrat kundër fëmijëve”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:56
Mourinho me stafin e tij

Tashmë në rolin e analistit në televizionet angleze, Paul Scholes nuk ngurron së thëni gjërat hapur dhe kritikat e tij për Manchester United janë therëse. Humbja e United ndaj Juventusit të martën në mbrëmje është cilësuar si “e turpshme” nga ish-mesfushori i famshëm, i cili ka pranuar se Juventusi ishte superior në çdo drejtim, ndërsa për legjendën tjetër të United, Rio Ferdinand, sfida e djeshme dukej si një përballje mes fëmijësh dhe burrash.

“Juventusi e dominoi ndeshjen në çdo drejtim dhe në çdo zonë të fushës”, tha Scholes për BT Sport. “Dybala u tregua shumë i zoti te goli, i jap merita Juventusin për një paraqitje të shkëlqyer jashtë fushe, ndaj një klubi të madh, por që nuk është skuadra që ka qenë një herë e një kohë.

“Ka një hendek të madh në cilësi. Kur United kishte topin, lojtarët dukeshin nervozë. A është Mourinjo i kënaqur? Ndoshta po, kushedi. Kur sheh këtë ndeshje, të vjen pak turp dhe më e trishtueshme është që duket sikur të gjithë pajtohen me këtë situatë, edhe tifozët. Sheh Juventusin dhe të duket si një ekip që mund të fitojë Champions League, ndërsa kur sheh United, kupton se kjo skuadër nuk është gjëkundi”.

Ndërkaq, ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, tha: “Nëse do duhej ta përshkruanim këtë ndeshje me pak fjalë, do thosha burrat kundër fëmijëve, për të qenë i ndershëm. Juventusi ishte tepër superior, në çdo aspekt, edhe në impenjim, intensitet dhe cilësi”.

Gjithsesi, sulmet ndaj United nuk përkthehen në sulme ndaj Mourinho-s dhe Scholes del tashmë në krah të portugezit: “Jo, nuk do ta largoja. Ai ka eksperiencën e duhur për të gjetur rrugën e duhur. Në javët e fundit ai ka pasur një sjellje tjetër me lojtarët, duke pasur qëndrim më të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat